Aktori i ”Në Kuadër të Dashurisë”, zbuloi një sekret për filmin

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua premiera e filmit nga ”Top Channel Films”. ”Në Kuadër të Dashurisë” tek Pallati i Kongreseve. Kasti i aktorëve bënë paraqitjen e tyre në tapetin e kuq mes brohorimave të publikut, ku edhe dhanë intervistat e tyre e treguan për rolin që ata kanë në këtë projekt.

Njëri prej tyre ishte edhe aktori dhe moderatori i njohur Eni Shehu i cili rrëfeu më shumë detaje rreth rolit të tij. Personazhi i tij në film quhet Damian dhe luan rolin e ish-it të personazhit të Olta Gixharit. Teksa tregoi që ka një puthje midis tij dhe kësaj të fundit në film, duket se aktori zbuloi edhe një sekret eksluziv mbi projektin.

Eni u shpreh se shpreson që personazhi i tij do të ketë një rol me më shumë ndikim në vazhdim, në serinë e dytë, duke qenë se tani ka vetëm një rol episodik, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi një ”Në kuadër të Dashurisë 2”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?