FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktori i njohur nuk di t’i mbajë premtimet, që i ka dhënë së ëmës

TURQI – Pasionin për motorët, aktori i njohur turk Kivanc Tatlitug e ka ndarë shpesh edhe me fansat. Dhe nuk është shumë e vështirë për ta kuptuar këtë, mjafton të shohësh fotot e tij të panumërta në rrjetet sociale, por edhe në shumë prej serialeve që luan, skenat me motor janë më të preferuarat e 33-vjeçarit.

Por Kivanç, në një intervistë të disa muajve më parë për mediat turke, deklaroi se frika më e madhe e së ëmës është atëherë kur ai i hipën një motori dhe, me gjithë adrenalinën që i jep shpejtësia, i është dashur t’i premtojë asaj se nuk do të koleksionojë më motorë në garazhin e tij, pas aksidentit që pësoi katër vjet më parë. Por nuk e ka mbajtur fjalën shkruan Class.

Sipas mediave turke, Tatlitug ka shtuar koleksionit edhe një motor të ri. Triumph Bonneville Bobber Limited Edition është motori i cili arrin vlerën e 20 mijë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tatlitug ka koleksionuar disa prej markave më të rralla të motorëve, të cilat kanë kushtuar mjaftueshëm. Por nuk ka ndër mend të ndalet. Në garazh, Tatlitug ka edhe Harley Davidson Forthy Eight, një model që aktori e ka përdorur edhe në serialin e tij të fundit “Cesur ve Güzel”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?