FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktorja e famshme indiane “provokon” kryeministrin (FOTO)

Vendimi i aktores së njohur indiane, Priyanka Chopra, për të veshur një fustan të shkurtër që i tregonte këmbët, në një takim me kryeministrin indian Narendra Modi është kritikuar nga shumë përdorues të mediave sociale në Indi.

Disa përdorues të Facebook-ut e kritikuan për “mosrespektimin” e Kryeministrit, ish-miss bota u përgjigj duke postuar një fotografi të nënës së saj dhe veshjeve të saj të shkurtra, duke shkruar “këmbët e ditës”.

Aktoret e tjera indiane po ashtu janë përballur me zemërim ndaj zgjedhjes së tyre të veshjes, raporton “BBC”Polemika filloi pasi Chopra, i cila është bërë e famshme nga filmi “Baywatch” dhe nga një seriali Amerika , ka postuar një fotografi me z. Modi, duke e falënderuar që gjeti kohë nga orari i ngjeshur” për ta takuar në Berlin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë, para se veshja “pa respekt” të bëhej tema e bisedës, duke u komentuar nga ndjekësit e devotshëm të zotit Modi si e turpshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?