FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

AMA, dominojnë meshkujt në nominime

Meshkujt e “Pop”-it dhe “Hip Hop”-it kryesojnë nominimet për çmimet amerikane të muzikës “AMA”, ndërsa artistet femra kanë mbetur jashtë pjesës më të madhe të kategorive.

Bruno Mars kryeson me 8 nominime, përfshirë atë të “artistit të vitit”.

Ai do të jetë përballë yjeve të “Hip Hop”-it si Drake dhe Kendrick Lamar, britanikut Ed Sheeran dhe dyshes së DJ “elektro pop”, Chainsmokers, secili me nga 5 nominime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Femrat e muzikës “Pop” dështuan të merrnin nominime në kategori si “artisti i vitit”, “videoja e vitit” dhe “turi i vitit”. Ylli i “Pop”-it, Halsey është një nga të paktat artiste femra që ka marrë nominime, për shkak të bashkëpunimit me “The Chainsmokers”, me këngën “Hit Closer”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesat, për të cilat vlen të flitet, janë Katy Perry dhe Miley Cyrus, e që të dyja kanë publikuar këngë dhe albume të reja këtë vit. Rihanna ishte femra tjetër e vetme që mori dy nominime.

Fituesit e çmimeve “AMA” votohen nga fansat dhe shpallen drejtpërdrejt në një ceremoni televizive në “ABC”, më 19 nëntor./tch

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?