Ana Lika tregon historinë e dashurisë me Bjordi Mezini: “U njohëm në një vaki”
Aktorja Ana Lika rrëfeu si nisi lidhja e saj me partnerin Bjordi Mezini. Njohja e tyre filloi gjatë punës në Top Channel dhe u forcuan më tej përmes bashkëpunimeve profesionale.
Ajo tregoi se takimi i parë mes tyre ka qenë një vaki kur Bjordi i propozoi një rol, ndërsa deri në atë moment Ana nuk kishte ndjerë ndonjë tërheqje ndaj tij.
“Mendoj se ishte zgjedhje e Bjordit që lidhja jonë të mbetej e fshehtë. U përshtatëm shumë mirë duke punuar bashkë. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, madje nuk më pëlqeu fare takimi i parë, ku Bjordi ishte i ftuar në ‘Pa Limit’ në Top Channel. Nuk më pëlqeu dhe e urreva pak,” rrëfeu ajo.
Më pas, pas disa vitesh, u takuan përsëri në një rast profesional, ku Bjordi i propozoi një rol. Ana pranoi, dha adresën e saj të e-mailit, dhe pas një kohe mori një telefonatë për një rol që e pranoi. Kur shkoi në vendin e xhirimeve, gjeti Bjordin aty dhe kështu filloi të zhvillohej marrëdhënia e tyre, e cila u përshkrua si periudhë me sfida si aktor-regjisor.
KOHA JONË SONDAZH

