Arbana Osmani rrëfen takimin e parë me Adelën:Pashë vajzën më të bukur….
Në një koncert, i gjithi që i dedikohet humbjes së gazetares Adelajda Xhemani u mbajt dje në Turbina art.
Ky koncert, që mblodhi emra të artit dhe muzikës, u prezantua nga moderatorja Arbana Osmani, e cila dikur e ka lakuar gjatë emrin e Adelës në edicionin e Big Brother.
Ky prezantim ka qenë ndër më emotivët për moderatoren.
“Duke luftuar me lotet sonte gjate prezantimit te koncertit “Ne vend te Adeles”, ka shkruar Arbana në postimin e saj, të djeshëm ku duket mjaft e prekur.

Jo vetëm kaq por moderatorja e njohur gjatë fjalës së saj tregoi dhe se si e kishte njohur Adelajdën.
‘E kam njohur Adelën dy netë përpara se të futej në shtëpinë që do të kthehej më e ndjekura në Shqipëri, Big Brother. Trokita në dhomen e hotelit dhe pashë vajzën më të bukur që kisha takuar ndonjëherë në ekranet shqiptare dhe më të friksuar. Adela dridhej dhe më thoshte: “Ti nuk e ke idenë se nga vijë unë, nuk e ke idenë se çfarë po bëj unë’. Në atë frikën e saj të madhe fshihej një guxim për të ndryshuar jetën, për të lënë pas jetën që kishte dhe për të nisur një të re që dëshironte”, tha Arbana Osmani.


