Arrestohet i dyshuari për vrasjen e këngëtarit Tupac Shakur

Njëri nga dëshmitarët e fundit të gjallë të vrasjes së Tupac Shakur-it, këngëtarit të muzikës rap të vrarë në vitin 1996, është arrestuar në Las Vegas.

Arrestimi i të dyshuarit shënon një përparim të shumëpritur në rastin që ka irrituar hetuesit dhe ka magjepsur publikun që kur ikona e muzikës hip-hop ishte vrarë me armë zjarri para 27 vjetësh.

I dyshuari Duane “Keffe D” Davis u arrestua të premten në mëngjes nën dyshimet për vrasje, sipas dy zyrtarëve me njohuri për rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para dy muajsh policia kishte dorëzuar një urdhër për të bastisur shtëpinë e gruas së të dyshuarit Davis, në lagjen Henderson të Las Vegasit. Sipas urdhërit, policia po kërkonte fakte “që kanë të bëjnë me vrasjen e Tupac Shakurit.” Ata morën disa kompjutera, një celular dhe një disk për ruajtjen e të dhënave, një kopje të revistës “Vibe” kushtuar këngëtarit, disa fishekë të kalibrit 40mm, fotografi të shumta, si dhe një kopje tëlibrit me kujtime të të dyshuarit Davis.

Swiss Digital Mobile Reklama

I dyshuari Davis ishte i njohur për hetuesit. Ai pranoi në intervistat dhe në librin e tij të vitit 2019 se ishte në makinën e markës “Cadillac” nga e cila është shtënë me armë më 7 shtator të vitit 1996 ndërkohë që ishte në lëvizje.

Atë natë, këngëtari Shakur gjendej në makinën “BMW”, që e ngiste Marion “Suge” Knight, themeluesi i shtëpisë muzikore “Death Row Records”, krahas 10 makinave që e shoqëronin. Ata kishin ndaluar në semafor kur një “Cadillac” i bardhë u afrua pranë tyre dhe filluan të shtënat. Shakur u godit disa herë dhe vdiq një javë më vonë, në moshën 25 vjeçare./VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?