Artistja Blerta Kambo finaliste në konkursin prestigjoz ”Circa Prize” në Londër, ja si të votoni

Fotografja dhe artisja vizuale Blerta Kambo është shpallur finaliste për Circa Prize, një çmim prestigjioz i arteve bashkohore për artistët e rinj, e organizuar nga Circa Art ( Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkohore) në Britaninë e Madhe. Blerta është përzgjedhur nga një grup kuratoresh, së bashku me 29 artiste te tjerë, si finaliste, në një konkurs të hapur me pjesmarrje nga e gjithë bota. Kjo është hera e parë që një shqiptare është finaliste për Circa Prize. Video e saj “Gur i rëndë” / “Heavy Stone”, u shfaq me 3 shtator në ekranet e mëdha të Sheshit Picadilly Circus, në Londër. Po ashtu video u shfaq në Berlin dhe në Milano, në të njëjtën orë lokale 20:23. Video e Blertës trajton në mënyre poetike si videoart, temën e emigrimit. Konkurohet për dy cmime, një të vendosur nga juria ( e cila përbehet nga disa prej emrave më të afirmuar të artit bashkohor) dhe nje votë e publikut. Ju mund të shihni e të votoni për Blerta Kambon në këtë link.

SHKARKO APP