Atalanta Band suprizon me projektin për festat, Florion Thaqi me kolazh unik të këngëve

Festat e fundvitit po afrojnë, dhe pa muzikë asnjë festë nuk ka kuptim. Atalanta Band, sapo ka publikuar projektin e ri ”Potpuri 2023”, ku Florion Thaqi dhe Faton Isufi kanë sjellë një kolazh unik të këngëve të vjetra, të përpunuara mjeshtërisht nga ata. Një kolazh që do të na shoqërojë në ditët festive. Një grup i cili vitet e fundit është kthyer në të preferuarin e publikut për gëzime dhe festa familjare.

Por ky nuk është projekti i vetëm nga Atalanta Band, pasi grupi ka përfunduar xhirimet edhe për një projekt që do të shfaqet prag festave të Vitit të Ri, në një nga ekranet në Kosovë. Vetëm supriza ka rezervuar ky grup, i cili nuk ka shumë vite që është krijuar, por po ja del të jetë në të preferuarin e publikut që vlerëson muzikën live dhe këngët e bukura tona tradicionale.

Në kohën e sotme ku muzika fast-food po zë peshë shumë, zëra si Florioni duhet që të dëgjohen edhe mbështetur më shumë. Një i ri që këndon muzikë popullore është diçka shumë unike dhe me vlerë për vendin, pasi ruan traditat.

Përpos këndimit, artisti Thaqi është edhe një profesor i nderuar, që po mëson brezat e rinjt me instrumentet muzikore.

SHKARKO APP