Azemi pas daljes nga Big Brother: Ndjehem i përdorur nga Alba. Ai shpreson që ka ende një shans
Të premten, Azem Gagica u eliminua nga shtëpia e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Pas daljes, ai dhe ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur për eksperiencën e tij brenda në shtëpi. I pyetur se a ndjehet i përdor nga Alba, e cila pas 3-4 javëve flirtimi, nuk i dha dritën jeshile për një lidhje, Azemi tha: “Po ndjehem i përdorur nga ajo”.
Azemi nuk e ka fshehur faktin që ende ka ndjenja për Albën, teksa mes rreshtave la të kuptohet se e pret Albën jashtë dhe se shpreson që ka ende një shans për rindërtimin e raportit që ishte duke lulëzuar brenda shtëpisë së BBVK.
Pasi ka zbuluar një pjesë të ndjenave të tij për fansat, tani mbetet të shihet se si do të përgjigjet Alba dhe cilët do të jenë hapat e ardhshëm të këtyre dy banorëve të Big Brother VIP Kosova.