Belen Rodriguez i thotë “Po” propozimit për martesë
Belén Rodriguez dhe Elio Lorenzoni e jetuan dashurinë për disa muaj në privatësi të plotë, ndërsa për ditëlindjen e tij, pak javë më parë, Rodriguez vendosi ta urojë edhe publikisht.
“Urimet më të mira për ty që je pafundësia për mua”, shkroi showgirl-i krahas një fotoje të shkëputur nga festa e ditëlindjes.
Sot një foto me unazën në gisht, tregoi se Belén Rodriguez dhe Elio Lorenzoni, sapo kanë hedhur një hap tjetër në romancën e tyre. Me dorën e fotografuar me unazën në gisht, Belen shkruan vetëm “Po” pas këtij imazhi, i cili nuk ka nevojë më për koment.