FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bes Kallaku braktis përfundimisht Portokallinë?

Kohët e fundit Bes Kallaku është përfolur shpeshherë për faktin se, pasi fitoi mundësinë për të performuar rolin e “skifterit” në formatin e njohur të humorit italian “Zeling”, ai do e braktiste Portokallinë. Por gjithsesi Besi akoma nuk ka konfirmuar diçka të saktë për fansat dhe ata akoma ngrenë pikpyetjet në lidhje më këtë ceshtje. Por ajo cfarë ka ngjallur sërisht dyshime, është fakti se Besi nuk ka qenë pjesë në turneun e fundit të stafit të Portokallisë në Amerikë, por ka qenë në Shqipëri. Ndërkohë kur stafi është kthyer në Shqipëri, Besi është larguar drejt Amerikës me të fejuarën e tij Xhensila Myrtezaj në një koncert në Michigan ku ai do performojë si Skifteri dhe Xhensila do këndojë. Gjithsesi asgjë zyrtare nuk është publikuar akoma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?