FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Beyonce e Jay-Z sërish bashkë në turne

Këngëtarja Beyonce dhe reperi Jay-Z do të udhëtojnë për në Britani në qershor, me shfaqje të përbashkëta në Londër, Glasgow, Cardiff dhe Manchester. Beyonce dhe Jay-Z kanë njoftuar se do të jenë pjesë e një turneu të përbashkët, me shfaqjet e tyre të para ndonjëherë në Britani të Madhe. Në “The Run II (OTR II)” do të shënojë 10 vjet që kur çifti u martua dhe vjen katër vjet pas udhëtimit të tyre të parë në turne. Njoftimi është bërë të hënën në një video të postuar në faqen e Instagram të Beyonce. Koncertet do të nisin në Britaninë e Madhe, me shfaqjen e parë që do të mbahet në stadiumin në Cardiff më 6 qershor. Ata pastaj do të shkojnë në Hampden Park në Glasgow më 9 qershor, në stadiumin Etihad në Manchester më 13 qershor dhe në stadiumin e Londrës më 15 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?