FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Burrin e kam shef policie, mezi e binda të qëndronte në shtëpi”, “Mimoza llastica” tregon jetën e saj në karantinë në Zvicër

Aktorja Zhaklina Dhimojani, e cila njihet për rolin e saj si Mimoza Llastica, ka treguar jetën në karantinë në Zvicër. E izoluar bashkë me familjen, Zhaklina shprehet se zviceranët mendojnë se kanë imunitet si popull dhe se atje nuk janë vendosur shumë masa. Aktorja shtoi gjithashtu se mezi e ka bindut të shoqin që të qëndronte me të në shtëpi, pasi ai është efektiv policie.

“Këtu nuk është aq tragjike situata, në përgjithësi është e ndaluar të bësh grupe me më shumë se 5 persona, në rrugë mund të dalë kushdo, nuk kontrollohet, mund të shkosh kur të duash për të bërë pazarin, kërkohet distanca. Zviceranët në përgjithësi nuk kanë frikë si ne mesdhetarët. Para pak javësh një grua kur më pa me maskë, më tha: Ej, jemi në Zvicër ne! Mendojnë se janë me imunitet si popull.

Jam në shtëpi me familjen, kam një vajzë, është në universitet, studion për shkencat e Lindjes së Mesme, do bëhet politikane e mirëfilltë. Im shoq është në shtëpi pasi këmbëngula unë, del vetëm për ndonjë konferencë shtypi ose ndonjë emision. Im shoq është Shefi i përgjithshëm i policisë
Marrëdhënia ime me karantinën është kështu: Ditët e para rrija vetëm në kuzhinë, pastaj ra entuziasmi i kuzhinës, fillova pastrimin e garderobës, sport në oborr, shoh Netflix, nuk kam lexuar shumë të them të drejtën. Nuk jam një tip që më mungon shumë e dalura, por më bën keq ideja që nuk mund të pres një biletë avioni e të shkoj diku,”– u shpreh aktorja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Rudina - Me Zhaklina Dhimojanin, aktoren e njohur te filmit "Mimoza llastica" (18 prill 2020)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?