Dea Michelle dhe Maestro, me emisione në ”Top Channel”

Listës së personazheve të “Big Brother VIP Albania 2” që i bashkohen këtë sezon të ri televiziv ekranit të “Top Channel” i shtohet edhe Dea Michelle.

Ajo do të moderojë një rubrikë të re në programin “E diell”. Rubrika do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale.

Muzika popullore do të vijë si risi këtë sezon përmes një rubrike që do të moderohet nga këngëtari Armaldo Kllogjeri, ish-banor i “Big Brother Vip”.

Çdo të diel në ”E diell” do të vijë “Gurra”, që njësoj si dikur do të mbledhë artistë këngëtarë, instrumentistë, nga çdo trevë, e qark, për të rrëfyer me zë, këngë, e valle, origjinën e secilës këngë tradicionale.

SHKARKO APP