Debate në BB Vip Kosova, Edona përplaset sërish me Metin: E ke gojën e fëlliqur, gazetar i pensionuar
Në shtëpinë e ”Big Brother Vip Kosova 2”, nuk ka qetësi. Nuk ka paqe mes Edona James dhe Metit, edhe pse dy banorët e ”Big Brother Kosova Vip 2”, ditët e fundit u panë sikur e rregulluan marrëdhënien mes tyre.
Ajo ka debatuar ashpër me Metin, ku në disa raste nuk kanë munguar edhe ofendimet nga ana e saj. Gjatë debatit, Meti iu drejtua asaj duke i thënë “a e sheh çfarë fjalori ke, nuk di me diskutuar pa ofendime”.
Edona iu përgjigj duke i thënë “unë nuk di të flasë mirë shqip, por ty ta mbylli gojën”. “Nuk merrem me këso persona, ti në Suedi i ruan fëmijët më shumë nuk din, këtë punë e ke, pastaj zero ki me qenë, të fëlliqur e ke gojën. Gazetar i pensionuar”, u shpreh Edona mes tjerash.