FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata kontroverse e Donald Trump për princeshë Dianën

Donald Trump i ka kaluar të gjitha kufijtë. Ai ka dhënë një deklaratë shumë kontroverse për princeshë Dianën. Trump thotë se ai do të kishte dëshirë të flinte me princeshë Dianën, por ai ka ironizuar keq duke thënë se ajo do të duhej të bënte një HIV test para kësaj. Një aludim mjaft kontrovers i Trump, për Dianën e cila ishte akuzuar për afera. Intervista e tij eshte realizuar tre vjet para vdekjes së Dianës, ku ai ishte përgjigjur pa hezitim. Atëherë ai ishte larg politikës dhe ishte më shumë personazh i shoubiz-it, sesa politikan. “Ajo është e mrekullueshme. Lady D është një femër me bukuri mahnitëse. E kam takur shumë herë”, deklaroi Trump atë kohë. Megjithatë, komenti i Trump tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte se ai do të flinte me Dianën, pasi ajo të kryente testin HIV, duke thënë se ajo kishte një varg aferash. Ky moment vetëm sa e rriti pakënaqësinë brenda familjes mbretërore, që ishte mjaft e përçarë në mesin e polemikave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?