Ditët e fundit të 2023, ja dhuratat për 12 shenjat e horoskopit

Dashi-Fundi i vitit ju premton fitime në sferën financiare, shanse në sferën profesionale por kujdes në marrëveshjet dhe bisedat që do të bëni, sidomos ato intime dhe nëse janë çështje ligjore. Disa nga ju mund të udhëtoni, kështu që merrni masa që të jeni sa më organizuar me qëllim që të evitoni problemet.

Demi-Një periudhë shumë e mirë, ditë shumë të mira këto të fundvitit. Më të favorizuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Kujdes në sferën financiare me detyrimet ndaj të tjerëve dhe kujdes në marrëveshje ekonomike ku mund të implikohen të tjerët ose miqtë. Të tjerët mund t’ju zhgënjejnë nëse prisni një ndihmë prej tyre.

Binjakët-Kjo javë fundviti ju premton një mbështetje financiare ku mund të zgjidhni disa nga gjërat që ju doni, ndoshta mund të gjeni edhe mbështetje për një çështje profesionale që ju preokupon. Kujdes në marrëdhëniet, bashkëpunimet të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, mos u implikoni në fjalë të tepërta, thashetheme dhe kujdes sepsen lëvizjet që mund të bëni tani mund t’ju ekspozojnë më vonë. Kujdes në marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe fjalët tuaja.

Gaforrja-Hëna e plotë në shenjën tuaj është favorizuese për ju. Jeni protagonsitët e periudhës dhe nëse doni mund t’i keni të gjithë pranë jush. Hëna e plotë krijon shanse e mundësi për bashkëpunime të forta, mbështetje që do të ndikojnë në realizimin e planeve dhe synimeve tuaja. Kujdes në jetën e përditshme, gabime që mund të bëni. Mos parkoni makinën në vende që është e ndaluar dhe kujdes me gripin, virozat, gjeni kohën që të çlodheni sepse për të kënaqur të tjerët mund të dëmtoni veten.

Luani-Kjo hënë e plotë ju sjell shanse në sferën profesionale, mund t’i riktheheni një bashkëpunimi, një punë e dytë, nëse jeni në kërkim të një pune që ju pëlqen mund ta provoni, por gjeni kohën të relaksoheni, të kujdeseni për shëndetin. Çdo gjë që mund ta bëni duhet të organizoheni tani e deri në fillimin e 2024 ku 6-mujori i parë do jetë ideal për sferën profesionale. Fundi i javës ju jep mundësinë të flirtoni, të kaloni bukur me të dashurit por kujdes sepse mund ta teproni në sferën financiare dhe nëse doni të bëni investime serioze, evitojini gjatë kësaj periudhe dhe lërini nga fillimi i vitit.

Virgjëresha-Kjo hënë e plotë ju sjell shanse në jetën erotike, personale por edhe në lidhje me planet për të ardhmen, studime, udhëtim jashtë shtetit. Favorizon synimet dhe qëllimet tuaja dhe të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës mund të marrin vendime serioze në lidhje me jetën personale ose një bashkëpunim. Kujdes të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës në problemet që mund të shfaqen në familje, shtëpi dhe mos e teproni me punët sepse mund t’ju sjellë lodhje, stërmundim dhe t’ju prishë anën e brendshme.

Peshorja-Hëna e plotë në Gaforre ju fton të përqendroheni në sferën profesionale pavarësisht se janë festat e fundvitit, por edhe në jetën sociale. Keni mundësi të dilni, të festoni, të takoni njerëz që mund të kthehen në një mbështetje për ju dhe të bëheni qendra e rrethit. Kjo javë ju premton mbështetje nga familja ose që mund të ndikojë në zgjidhjen e problemeve familjare. Kujdes në jetën e përditshme, në punën tuaj, nëse udhëtoni, në bisedat me miqtë dhe mos thoni gjëra që mund t’ju ekspozojnë. Kujdes kur i jepni makinës, mos e teproni dhe mos nxitoni.

Akrepi-Një javë shumë e mirë për të patur takime, kontakte me njerëz që mund të përbëjnë bashkëpunëtorët tuaj, t’ju ndihmojnë në promovimin e punës dhe planeve tuaja. Përmes këtyre takimeve mund të gjeni një partner, një lidhje që mund të marrë përmasa serioze, të keni diçka shumë pozitive në jetën tuaj në lidhje me marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe në fushën e partneritetit. Me këtë hënë të plotë mund të udhëtoni, të kaloni bukur por më të kujdesshëm në sferën financiare, në shpenzimet për të dashurit. Duhet të evitoni investimet dhe t’i lini për fillimin e 2024.

Shigjetari-Kjo javë premton të ardhura nga puna dhe krijon shanse që të investoni ose të bëni diçka në punë tuaj. Nëse mendoni diçka të tillë, mendohuni mirë, këto bëjini me një program, me laps e letër sepse nuk do ta perceptoni mirë situatën gjatë kësaj periudhe. Nëse doni të bëni një investim, lëreni për në fillimin e 2024 me hënën e re që ndodh në shtëpinë tuaj të dytë pas mesit të janarit e tutje. Zgjidhni me qetësi problemet familjare që mund të shfaqen se si periudha premton fitime dhe zhvillime pozitive në punën tuaj.

Bricjapi-Ditë shumë të mira për ju, ditë me fat për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, do të keni mundësi të krijoni një lidhje të re në jetën personale, të takoni dashurinë dhe të merrni gëzime nga fëmijët e të dashurit. Ata që janë më të preokupuar me sferën profesionale do të shohin realizimin e një vepre ose projekti. Hëna e plotë vendos theksin tek të tjerët, bashkëpunëtorët, të dashurit, partneri dhe krijon shanset për të përfituar në këtë drejtim. Jini më të kujdesshëm në jetën intime, gjeni mundësinë të qetësoheni e relaksoheni, të mos prishni qetësinë nëse ndiheni të lodhur.

Ujori-Kjo javë dhe fundi i vitit krijon shanse për biseda më intime që kanë të bëjnë me përfitime nga prona ose plane lidhur me këtë drejtim. Disa mund të mendojnë për krijimin e folesë së tyre dhe periudha favorizon këto plane, mjafton që t’i keni sa më të qarta në kokën tuaj, të jeni të bindur se janë vërtet të mbështetura në realitet dhe të mos e teproni duke investuar më tepër se sa duhet. Kujdesuni për shëndetin dhe jetën e përditshme.

Peshqit-Hëna e plotë krijon një situatë shumë erotike ndaj përifotni, shijojeni, kaloni bukur, udhëtime të vogla, takime që do ju gëzojnë por mos e teproni, mos lini pas dore punën tuaj, mos nxitoni dhe me këtë periudhë përkushtojuni edhe sferës profesionale e jetës sociale në këtë fundvit.

SHKARKO APP