Dua Lipa flet për fillimet e karrierës: E përjetova keq famën
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet që po korr suksese të njëpasnjëshme në estradën muzikore. Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “KISS FM”, ajo ka treguar ndjesitë e famës në fillimet e saj.
“Kishte kaq shumë momente, kur fillova për herë të parë isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbas asnjë mundësi veçanërisht në Amerikë kur isha duke bërë intervista natën vonë ose në mëngjes ose çfarëdo tjetër”.
Ndër të tjera këngëtarja tregoi sakrificat që ajo duhej të kalonte për të t’u bërë një “yll”.
“Shumë kohë, më duhej të ngrihesha dhe të performoja dhe për një shfaqje amerikane, kisha 30 minuta para se të fillonim regjistrimin, thjesht të përpiqesha të kuptoja një rutinë, të kërceja, të performoja dhe ta bëja atë gjë. Nëse mundem, unë do ta kisha ndryshuar plotësisht këtë. Kur bëra albumin tim të fundit, kurrë nuk doja ta kaloja atë përsëri”.