“Duhet të ikte Eni Shehu…”, Dion Gjinika flet pa doreza dhe tregon kush e meriton finalen

I ftuar së fundmi në “Pardon My French”, në TAR, së bashku me partneren e tij në DWTS, Dion Gjinika zgjodhi të flasë pa doreza për eliminimin nga spektakli i kërcimit. Ai tha se nuk duhej të eliminohej Juliana Nura, por Eni Shehu të premten e kaluar. Pyetjes se cilin nga profesionistët vlerëson më shumë, Lorin apo Ilirin, Dioni tha: “Iliri ka vite që ka qenë pjesë e teatrit, ka shkuar në Itali, ka një eksperiencë komplet tjetër, e vlerësoj absolutisht. Ka qenë për rreth 7 vite kryetar jurie në “Dancing With The Stars”. Ndërkohë, Lori është në hapat e parë, një balerinë shumë e mirë e Teatrit të Operës dhe Baletit. Janë dy njerëz të ndryshëm.”

Ndërsa për gjykimet më të drejta, Dioni mendon se, me raste, e kanë bërë të dy, edhe Iliri, edhe Lori: “Herë-herë Iliri, herë-herë Lori. Për shembull, Lori në puntatën e parë ka thënë: ‘Ej, kujdesni, mos e merrni me kaq gaz’, që ishte anormale, sepse ti kur nisesh në një garë, nisesh në start me 100%. Ajo e di shumë mirë, sepse e ka provuar këtë garë. Është ndryshe kur ti je kërcimtar dhe është ndryshe kur ti ulesh në panel dhe do të gjykosh të tjerët. Aty, realisht ajo e di shumë mirë, sepse ka qenë pjesë e këtij produksioni. Gjykimi në puntatën e parë, për mua nuk ka qenë normal.”

“Është garë e fortë, sigurisht, por unë mendoj që puntatën që u larguam ne, si logjikë, duhet të ikte Eni, pas Enit duhet të ikë Xhoda ose Xhoda-Eni, domethënë diferencat janë plus minus një javë. Unë mendoj që në finale do të jetë Sardi, Enxhi, Arnita, Fifi. Për Atalantën, mendoj që duhet të ikë në gjysmëfinale. Kjo është katërshja ime.”

 

SHKARKO APP