E martuar me një të huaj me ngjyrë, këngëtarja shqiptare: Kam familjarë që nuk më flasin

Këngëtarja Linda Halimi, e cila është banore në ”Big Brother Vip Kosova 2”, ka rrëfyer mes lotësh se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë kur bëri publike lidhjen me reperin Big D. Këngëtarja rrëfeu se iu desh të përballej me paragjykime. Madje disa të afërm vijojnë ende mos t’i flasin.

“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde.

Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, u shpreh Linda.

SHKARKO APP