E quajti ”abu*uese të alk*olit”, Miss Rose-Ganiut: Të pres jashtë me burrin tim

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, tensionet janë një pjesë e pashmangshme e dinamikave të brendshme, dhe së fundmi situatat u bënë më të ndezura mes konkurrentit Ganiu dhe Miss Rose, të dy të nominuar këtë javë.

Ganiu i cili nuk hezitoi të flasë hapur, iu drejtua Miss Rose-s me akuza të forta duke i thënë: “Po jap show, po bëj loja herë mirë e herë keq, e ju rrudheni sepse jeni false, artificialë. E ti që pin alkool e abuzon ditë e natë, se isha nëpër ndejat e tua dikur, je false”, duke aluduar në sjelljet e saj në të kaluarën dhe ato brenda shtëpisë.

Reagimi i Miss Rose nuk vonoi, ku ajo theksoi se do të përballej me këto deklarata jashtë shtëpisë, duke paralajmëruar një përballje më të ashpër në prani të bashkëshortit të saj: “Për këtë deklaratë, do të pres jashtë bashkë me burrin tim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?