”Edona i doli Zotit kundër”, Bledi Mane-Ganiut: Ti po flet për Perëndinë me alkool në dorë

Mbrëmjen e së hënës u mbajt prime i ”Big Brother VIP Kosova”, dhe opinionisti i cili është gazetari Bledi Mane, i kërkoi Ganisë që të ngritet në këmbë. Ai i ka thënë se Gania ka folur në emër të Zotit, por siç u shpreh ai, të gjithë janë njëjtë tek Zoti.

“Ti ke filluar dhe flet në emër të Zotit, a ta pyesim Zotin se kë do më shumë, mua apo ty? Në emër të Zotit ke ndëshkuar një nga banorët aty. Me alkol në dorë flet për Perëndinë. Një mëkatar që bën si besimtar. Unë mund të jem më i gjat se ty, por jemi njësoj para Perëndisë”, është shprehur ai.

Qëndrimi i Manes erdhi pasi Ganiu ka quajtur Edonën gabimi i Zotit, duke i thënë se i ka dal kundër rregullave të Tij.

SHKARKO APP