Egli Tako nuk do të jetë pjesë e “BBV3”

Edicioni i tretë i Big Brother VIP nis për pak ditë dhe kudo po flitet për personazhet që do të jenë pjesë e tij. Është folur shumë se Egli Tako do të jetë pjesë, por ajo i ka shuar zërat. Jo, nuk do të jetë.

“E di që keni lexuar, e dëgjuar pafund aludime kohët e fundit, por jo, nuk do jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara, të cilat duhet t’i realizoj. Të falenderoj nga zemra për fjalët e mira dhe vlerësimin që gëzon për mua”, i është përgjigjur Egli një pyetjeje.

SHKARKO APP