FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eleni Foureira: Grekët më ndalojnë Eurovisionin, se jam shqiptare

Eleni Foureira, një nga këngëtaret më të mira të momentit në Greqi, ka treguar se nuk e kanë lejuar që të përfaqësojë Greqinë në festivalin europian vetëm sepse është nga Shqipëria.

Panelistët kanë thënë se nuk do të donin ta shihnin Foureirën të përfaqësonte shtetin grek. Theo Rakitzis shtoi që nëse Eleni Foureira ka dëshirë të performojë në festivalin europian, atëherë le të përfaqësojë Shqipërinë, vendin e origjinës së saj.

Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare e cila ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në një kompeticion të tillë, tha se nuk mërzitet që nuk e lejojnë. Por, ajo shtoi se refuzimi i Rakitzis është një mesazh negativ për të rinjtë dhe që u vret ëndrrat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?