FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eli Fara shfaqet si princeshë në klipin ‘Mbolla një bahçe’

Këngëtarja shqiptare, Eli Fara ka publikuar një ripërpunim të këngës popullore ‘Mbolla një bahce’, në klipin e së cilës shfaqet si një princeshë e vërtetë.

Ajo ka zgjedhur që të përshtatet me një fustan jeshil dhe me një aksesor dekorues në kokë, që e bën të duket si yjet e filmave vizatimorë.

Ajo e publikoi një pjesë të klipit në Instagram ku shpreh mirënjohje për stafin: “Vij këtë herë me një këngë burimore tradicionale shqiptare për tu mburrur me muzikën tonë folklorike, e buruar nga shpirti me kaq elegancë dhe finesë, ngrohtësi, në një ndërtim harmonik të pakrahasuar zërash.Unik!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Klipi sjell bukurinë, traditën e qytetit tim, Korçës! Përfshirë muzikantët virtuoze.. Kostumet popullore të zonës .. Ansambli i valleve popullore Skënderbeu përfaqësuar denjësisht nga brezi i ri!!! Një falenderim të veçantë për të gjithë bashkëpuntorët!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me paraqitjen e saj, 50-vjecarja ka treguar se vitet nuk tregojnë asgjë për të, pasi vazhdon të ketë pamje rinore.

Nuk është hera e parë që ajo e prezanton veten si një femër sharmante dhe plot klas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?