Fatjon Kuqari tregon për humbjen e të atit: 6 ditë në k*ma, nuk e di si më çoi Zoti deri në Fier

Fajton Kuqari, ish-banori i ”Big Brother Albania VIP 3”, ka rrëfyer mes trishtimit për humbjen e babait të tij, dhe si ky 30-vjetor e ka gjetur pa njeriun e tij më të shtrenjtë. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, ai ka treguar sesa i lidhur ishte me babanë dhe sa të vështirë e pati për të gjetur forcën para një viti kur humbi babanë.

“Unë me babanë jam rrit gjithmonë si shok. E kisha më shumë si shok sesa si baba. Gjithçka që bëja, flisja komunikoja e kishim komunikimin të afërt. Babi im qëndroi 6 ditë në koma, ishte 1 maj, ditë e shtunë. Ishte shumë i lumtur dhe 30 minuta më pas më njoftuan që ishte në spital, kjo ishte shumë e dhimbshme. S’e kisha menduar kurrë këtë, ishte shokuese.

Nuk e di si më çoi Zoti deri në Fier, nuk e kam parë dot shtrirë. Jam 30 vjeç sot, nuk e ndjej. Unë jam mësuar çdo vit ta festoj më të. Njeriu gjen forca, por dhimbja mbetet gjithmonë. Kur e pash të shtrirë, për mua ishte goditje e madhe, tromboza i kapi trurin”,-u shpreh Fatjoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?