Fest ’62, nis nata e parë e Festivalit! 16 këngëtarë ngjiten në skenë. Umberto Tozzi surpriza e mbrëmjes

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH ka ngritur siparin mbrëmjen e sotme, duke nisur kështu udhëtimin e 4 netëve magjike në transmetim televiziv. Nën moderimin e Kledi Kadiu, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules, mbrëmja e sotme premton plot surpriza dhe momente emocionuese.

Në skenën e “Pallatit të Kongreseve” do të ngjiten në këtë natë të parë 16 këngë. Në skenë do të performojë edhe këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi, i cili do të sjellë një kolazh të hiteve të tij ndër vite.

Publiku do të njihet sonte për herë të parë me këngët pjesëmarrëse në Festival, ndërsa artistët që do të performojnë në këtë natë të parë janë: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.

SHKARKO APP