Festivali i RTSH-së, tërhiqet nga gara këngëtari i tretë

Kejsi Tola dhe Samanta Karavella u tërhoqën nga gara pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Nuk janë të vetmet. Veç Kejsit dhe Samantës, edhe Sardi Strugaj sapo konfirmoi se edhe ai është tërhequr nga gara e këtij festivali.

Pas performancës mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH-së:

“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim”, – tha Sardi duke e lënë me kaq, por duke konfirmuar se edhe ai, tashmë ka vendosur të tërhiqet nga Festivali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?