Finalja e Super Bowl 2024, spektakli i besohet këngëtarit…
Artistit fitues të çmimit Grammy, Usher, i është besuar spektakli i pushimit të ndeshjes së Super Bowl 2024.
Edicioni i 58 i Super Bowl do të mbahet në Las Vegas më 11 shkurt të vitit 2024. Usher reagoi menjëherë duke e cilësuar këtë lajm, si nderin e jetës së tij, një ëndërr që më në fund po realizohet, tha ai përmes rrjeteve sociale, duke premtuar po ashtu një spektakël, që bota nuk e ka parë kurrë më parë.
Reperi Usher ka shitur plot 80 milionë kopje të disqeve në mbarë botën, duke rezultuar një nga këngëtarët më të paguar dhe artistët më të vlerësuar ndërkombëtarisht, me 8 çmime Grammy, që konsiderohet si një nga çmimet më prestigjioze të industrisë së muzikës.