FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Bëhen bashkë presidentët amerikanë, por mungon Trump

Tre ish-presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë bërë bashkë të enjten, për të marrë pjesë në një ngjarje sportive.

Barack Obama, George W. Bush, dhe Bill Clinton janë shfaqur me fytyra të qeshura, teksa kanë marrë pjesë në Kupën e Presidentëve në golf, në Nju-Xhersi.

Treshja e presidentëve kanë pozuar për fotografi me lojtarët e secilit ekip dhe me gratë e tyre, gjatë ceremonisë hapëse, më 28 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama është shfaqur me syze të diellit, ndërsa Bush është parë me kapelë. Që të tre presidentët janë dukur në humor mjaft të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, presidenti aktual amerikan, Donald Trump, i cili njihet si admirues i golfit, ka qenë i zënë me 70 vjetorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që është mbajtur në Uashington.





 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?