FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Rrëfehet Florian Binaj: Ja çfarë më riktheu në Portokalli

Largimi i tij i përfolur nga spektakli ‘Portokalli’ padyshim që ka qenë një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit në mediat online, duke qenë se Florjan Binaj është një nga emrat më të vjetër e më të dashur të dashur të spektaklit.

Për këtë arsye dhe lajmi se ai nuk do ta braktisë ‘Portokallinë’ ishte një frymëmarrje çlirimi jo vetëm për spektaklin në vetvete, por edhe për publikun. Por çfarë e bëri Florin të rimendojë largimin? Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram.

‘Miq dhe mikesha, si fillim, faleminderit për vlerësimet e juaja të cilat kanë luajtur një pjesë të rëndësishme në rikthimin tim në Portokalli dhe Top Channel. Meqë ne fillojmë këtë javë, kush nuk e ka parë serialin Game of Thrones, ta shohi urgjent sepse Atentatet këtë sezon do jenë SUPER GAME OF THRONES!!!’-shkroi Binaj, duke lënë të kuptohet se kanë qenë miqtë ata që e kanë bindur të qëndrojë. Shkak për vendimin e parë të largimit mendohet të ketë qenë një mosmarrëveshje e tij me producentët për kushtet e kontratës së re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?