Franca fiton ”Junior Eurovision 2023”, Viola Gjyzeli nga Shqipëria vlerësohet nga juritë e shteteve

Franca ka triumfuar në ”Junior Eurovision 2023”, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e tetë me këngëtaren Viola Gjyzeli.

Festivali që u zhvillua në Nisë solli në skenë 16 këngëtarë, ku Viola Gjyzeli interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe me këngën “Bota ime”, dhe u vlerësua nga juritë e çdo shteti. Në këtë garë, Shqipëria doli në vendin e 8-të.

Pas votimit të shteteve përkatëse dhe jurisë, Franca arriti të fitonte me këngëtaren Zoé Clauzure “Cœur” (Zemra).

Në të 16 vendet konkurruese por edhe shtete të tjera të botës shikuesit votuan për këngët e tyre të preferuara në dy alternativa: Votimi online para spektaklit, ku votimi bazohej në fragmente të provave, dhe votimi online gjatë spektaklit ku shikuesit mund të votonin gjatë 15 minuta pas performancës së fundit.

SHKARKO APP