Gruaja e El Chapo lë qelinë, por burri është në burg përjetë

Emma Coronel, gruaja e Joaquin “El Chapo” Guzman doli nga burgu i Los Angeles, aty ku vuajti dënimin e saj. Ajo u dënua me 3 vite burgim në vitin 2021, pasi u shpall fajtore për dhënie ndihme kartelit të Sinaloas.

Duke qenë se Coronel i pranoi akuzat dhe pranoi të jepte 1,5 milionë dollarë nga aktiviteti i saj kriminal për qeverinë amerikane, dënimi i saj prej 3 vitesh u ul.

Bashkëshorti i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan dënimin me burg përjetë në SHBA, pasi u ekstradua në vitin 2017, pas dy arratisjeve nga burgjet meksikane. Emma ka dy vajza me Guzman, të cilin e ka takuar kur ishte Miss Meksika, dhe u martua me të në vitin 2007, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?