Jamie Foxx akuzohet për ngacmim se*sual, një grua anonime tha se në restorant…

Një tjetër aktor është akuzuar pëpr ngacmim seksual. Jamie Foxx është akuzuar nga një grua anonime, e cila pretendon se ai e ka ngacmuar në një restorant në New York, rreth orës 23:00. Gruaja dhe një mike e saj po darkonin në restorant, kur vunë re aktorin dhe shkuan të bënin disa foto me të.

Pasi bënë disa foto, ai i tha gruas në fjalë se kishte një “trup supermodeleje” dhe se mbante një aromë shumë të mirë.Aktori vendosi dorën në fundshpinën e saj dhe e preku në mënyrë të papërshtatshme.

Paditësja aludoi se disa njerëz e panë ngjarjen, duke përfshirë dhe roje sigurie, por ata thjesht u larguan, edhe pasi dëshmuan se gruaja po përpiqej t’i largohej ngacmimit. Më pas, ajo tha se gjërat shkuan në një tjetër nivel dhe se ylli i “Django Unchained” rrëshqiti dorën poshtë pantallonave dhe i futi një gisht në vaginë dhe një tjetër në anus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gruas, ai ndaloi kur mikesha e saj e pa se ç’po ndodhte. Sipas gruas anonime, ajo vuajti stres, dëm psikologjik dhe iu desh të merrte trajtim mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?