Jonida Maliqi dhe delegacioni shqiptar në Tel Aviv
Këngëtarja Jonida Maliqi së bashku me stafin organizativ tashmë janë në Tel Aviv. Artistja shqiptare do të interpretojë në mbrëmjen e datës 16 maj në skenën e Eurovizionit. Pas disa tureve në disa vende të ndryshme të botës, këto ditë në Tel Aviv do të shërbejnë për të bërë prova, para se artistja të përballet me konkurrentët e tjerë që garojnë për çmimin e madh, Eurosong 2019.
“Erdhëm dje në Tel Aviv dhe sot bëmë një tur në Jerusalem, nesër fillojnë provat e para edhe tërë ditën kemi intervista. Gjithçka skenike do të jetë gati. Po kështu do të vazhdojnë edhe ditët e tjera. Në datën 11 maj janë provat e tjera, ndërsa në 12 maj shtrohet tapeti i kuq. Në datën 15 është prova gjenerale, që do të thotë dalim para jurive. Në 16 është dita që do ta dalim ne”,-shprehet kompozitorja Eriona Rushiti.
Stilisti Ardi Asllani, i cili krijoi edhe fustani në ngjyrë të tokës, në videoklipin zyrtarë të këngës, është përzgjedhur për të realizuar veshjen me të cilën Jonida Maliqi do të performojë në skenë.

