Kejvina Kthella thumb për “Big Brother VIP”

Kejvina Kthella u kthye në një ndër emrat më të komentuar gjatë eksperiencës së saj të shkurtër në “Big Brother VIP 2”, për shkak të një debati të fortë me Luiz Ejllin, i cili degradoi deri në dhunë fizike nga ana e modeles, gjë që solli dhe përjashtimin e saj nga loja.

Pas këtij veprimi ajo u kryqëzua në rrjet nga fansat, ndërsa ndryshe nga të gjithë konkurentët e tjerë pjesëmarrja në këtë spektakël ishte si një “mallkim” për karrierën e modeles.

Së fundmi Kejvina është kthyer pas në kohë duke kujtuar ditën që u bë pjesë e këtij spektakli, ndërsa shprehet se futja në këtë shtëpi ka qenë gabimi më i madh që ka bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si sot një vit kam bërë gabimin më të madh të jetës time. Qëndroni për gabime të tjera”, ka shkruar Kejvina Kthella.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?