Këngëtarja Peraj flet për ikjen nga Shqipëria: Punoja në Ministri, u bë një pro*titucion në zyrat shtetërore
Këngëtarja Valbona Peraj, ka treguar më shumë për jetën e saj në Amerikë dhe planet e saj për të ardhmen. Valbona tregoi me tone zhgënjyese arsyen e vendimit të largimit nga Shqipëria.
“Para se të largohesha për në SHBA unë punoja në Ministrinë e Transporteve. Pas ndryshimit të qeverive filluan ndryshimet politike, ti je e PD-së ose ti je e PS-së, ma ngushtuan litarin në fyt.
Vinin pastrueset bënin shefen, u bë një orgji, një prostitucion në zyrat shtetërore. Këtu të shohin për atë që shohin jo për atë që je. Në Amerikë i kam hedhur diplomat në kosh por jam shumë mirë”,-tha Peraj për News24.