Këngëtarja shqiptare pajiset me një urdhër mbrojtje, burri do ti qëndrojë 200 metra larg. Çifti me tre vila në Tiranë
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj, Arben Ulbrich. Në një vendim gjyakte që mban datën 19 mars 2024, bashkëshorti i Mayas (Fatbardha Ulbirch) urdhërohet t’i qëndrojë 200 metra larg.
Nuk përjashtohet mundësia që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti ka pasur. Përveç vilës në Mullet, Maja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy vila në zonën e “Rolling Hills”.
Në një intervistë të dhënë 6 vite më parë për vilën, këngëtarja ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshortin e saj dhe për arredimin e vilës.