FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këto shenja Horoskopi nuk kanë fat fare në dashuri

Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë. Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, megjithatë disa prej tyre nuk janë edhe aq fatlume në çështjet e zemrës. Sipas horoskopit ekzistojnë 3 shenja të cilat kanë më pak fat në dashuri.

Binjakët

Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren. Mësoni t’u falni besim personave që keni në krah pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoni një marrëdhënie të sinqertë e të vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ujori

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush ka fat në lojë, mesa duket nuk ka fat në dashuri dhe Ujori e di këtë më mirë së kushdo tjetër pasi shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për të qenë i/e pavarur nuk është në favorin e tyre. Ujori shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë.

Peshqit

Të fundit në renditjen e shenjave të horoskopit, por edhe në çështjet e zemrës. Edhe pse janë shenja më e ndjeshme dhe romantike e horoskopit, Peshqit nuk e kanë të lehtë të gjejnë rrugën e zemrës. Ata udhëhiqen gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën të paparashikueshëm. Kjo gjë i tremb partnerët e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?