Kitaristi i grupit të famshëm përfundon në spital pas shfaqjes
Kitaristi i grupit Aerosmith, Joe Perry u dërgua në një spital në New York mbrëmjen e së shtunës pas një shfaqje me Billy Joel në Madison Square Garden.
Sipas një deklaratë nga zëdhënësi i tij, 68-vjeçari shfaqi probleme me frymëmarrjen.
“U trajtua prapa skenës nga mjekët që i dhanë oksigjen dhe përdorën një tub trakeal për t’i pastruar rrugët e frymëmarrjes përpara se ta çonin në spital,”-thuhej në deklaratë.
Ndërsa u theksua se Perry tani është “i vëmendshëm dhe i përgjegjshëm”.
Nuk është hera e parë që muzikanti është dërguar në spital pas një shfaqjeje.
Në vitin 2016, ai u rrëzua në shkën e Coney Island, New York, gjatë një shfaqje me grupin e tij Vampires Hollivudit. Grupi përfshin Alice Cooper dhe aktorin Johnny Depp.