Ledion Liço do të prezantojë “Big Brother Vip 3”, Sara Hoxha: Është më i miri!

Ndërsa dhe pak ditë na ndajnë nga nisja e ‘Big Brother Vip Albania 3’, Sara Hoxha ka konfirmuar se bashkëshorti i saj, Ledion Liço, do të jetë prezantues.

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, producentja tha se Ledioni është profesionit dhe shumë i mirë në punën që bën. Ndër të tjera Sara u shpreh se ai mund të mbajë programe televizive me shumë orë, siç është Big Brother.

“Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën. E dija që nuk do e refuzonte, për shkak të dashurisë që ka për Top Channel dhe të bërit televizion në përgjithësi … Ai di shumë mirë të mbaje programe televizive mbi 4 orë siç është Big Brother”, tha Sara.

Kujtojmë se dy edicionet e tjera vip të Big Brother janë moderuar nga Arbana Osmani.

SHKARKO APP