FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mandy Harvey shkëlqen në America’s Got Talent.

SHBA – Vajza e re Mandy Harvey ka siguruar simpatinë e publikut dhe jurisë, saqë Simon Cowell e ka kualifikuar drejtpërdrejt në gjysmëfinale të America’s Got Talent.


29-vjeçarja ka treguar se si kishte humbur gradualisht dëgjimin derisa kishte mbetur tërësisht e shurdhër në moshë 18-vjeçare kur ishte në koleg. Që atëherë i është dashur të rimesojë, si të këndojë me anë të shenjave shkruan Billboard.

Gjatë spektaklit, Mandy ka performuar një këngë origjinale të titulluar “Try” duke shkaktuar duartrokitje te publiku dhe juria. Kur e përfundoi këngën, Cowell i tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj se do të kesh nevojë për përkthyes për këtë që do ta them” dhe e shtypi butonin që e dërgon në gjysmëfinale. “Kjo ishte një prej gjërave më mahnitëse që kam parë ose kam dëgjuar”, është shprehur Mandy mjaft e lumtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?