Matthew Perry është varrosur në ceremoni private
Aktori Matthew Perry është varrosur në Los Anxheles në një ceremoni private, kanë raportuar mediat amerikane.
Është raportuar se në ceremoni kanë qenë pesë aktorët e serialit Friends, në të cilin ka marrë pjesë edhe Perry. Ceremonia e varrimit është raportuar të ketë zgjatur dy orë.
Perry është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Llos Angjelles në fundjavën e kaluar, në moshën 54-vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende, pasi autoritetet janë ende në pritje të rezultateve të testeve të toksikologjisë.
Perry e ka luajtur rolin e Chandler Bingut në serialin Frieneds në periudhën 1994 – 2004, dhe vdekja e tij ka mërzitur shumë njerëz në botë.
Në varrezën ku është dërguar trupi i aktorit, janë të varrosur edhe shumë personalitete të famshme përfshirë Carrie Fisher, Paul Walker dhe Stan Laurel. Perry ka vdekur një vit pas publikimit të librit të tij, në të cilin ka treguar më shumë për problemet me varësinë ndaj ilaçeve dhe alkoolit.
Në ditën e varrimit të tij është themeluar një fondacion i ri me emrin e Perryt, për t’iu ndihmuar atyre që kanë probleme me varësinë.