Met Gala 2019/ Nga rregullat e reja tek shifrat marramendëse

Balloja më e madhe e vitit, ku i gjithë Hollywood-i dhe personazhet e njohur të skenës dhe muzikës mblidhen në Muzeun e Artit Metropolitan të hënën e parë të muajit maj. Kjo festë organizohet nga stilistët më të njohur të modës, ndër të cilët rolin kryesor e luaj redaktorja e revistës prestigjoze ”Vogue”, Anna Wintour.

Pjesëmarrësit e famshëm në Met Gala 2018 parakaluan në tapetin e kuq me veshje që i kushtoheshin temës ”Shpirtrat hyjnorë”, duke e shndërruar Muzeun e Artit një kështjellë me muzikë, detaje dhe ngjyra si në ritet e një të diele në kishë.

Sot, më 6 maj në orën 23:30 do të mbahet eventi gjigant i Met Gala 2019, në “The Metropolitan Museum of Art”, New York. Ndryshe nga çdo vit tjetër, Met Gala ka vendosur disa rregulla, do të ndalohen selfie- t, celularët, duhanpirja, ka limit moshe dhe ftesa nuk mund të refuzohet, pasi kjo gjë ndodh vetëm nga Beyonce. Biletat këtë vit kanë një çmim prej 35.000 mijë dollarësh ndërsa rezervimi i një tavoline kushton nga 200.000 deri në 300.000 dollarë.

SHKARKO APP