Meti përjashtohet nga ”BB Vip Kosova 2”, banorët të shokuar

Debatet edhe diskutimet e ashpra kanë vazhduar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Një përplase së fundmi ka ndodhur edhe mes Blerandos dhe Metit.

Blerando i cili këtë javë është ”kapiten i shtëpisë” nisi një dikustim me Metin në lidhje me punën që do të caktohen të bëjnë banorët. Por Meti nuk e pëlqeu detyrën dhe pati përplasje me Blerandon. Ndaj përshkak të gjuhës dhunuese, Meti është përjashtuar nga gara për çmimin e madh të ”Big Brother Vip Kosova 2”.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf.

SHKARKO APP