FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miley Cyrus ‘ndahet’ nga marijuana: Askush s’ka tymosur aq shumë sa unë

Kështu rrëfehet Miley Cyrus në një intervistë të dhënë në një program televiziv rreth drogave të lehta. Që para një muaji, me daljen e albumit “Malibu”, ajo tregoi se donte të shkëputej përfundimisht nga marijuana.

“Vuaja nga ankthe të shumta, deri sa mund të më binte dhe të fiktë gjatë një transmetimi televiziv …”, tregon ish-ylli i Disney, duke dhënë dhe arsyet se pse ka vendosur t’i thotë jo përgjithmonë marijuanës.

“Askush nuk ka vdekur duke tymosur bar, por ama askush nuk ka pirë aq shumë sa unë kam pirë”, thotë Cyrus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-Hanna Montana ka deklaruar se këtej e tutje dëshiron t’i përkushtohet vetëm muzikës dhe daljes së albumit të saj të gjashtë. Për të deri tani, ky është albumi më i rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?