Monika Salihu: Mbrëmjen që ika nga BBVK, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ishte e ftuar sot në emisionin e pasdites në Klan Kosova, “Ora e Pasdites”. Gjatë intervistës, ajo shpalosi përvojat dhe sfidat që hasi gjatë qëndrimit të saj që zgjati për një muaj të plotë.

Monika pati rastin të shprehej mbi dinamikat e ndërlikuara, jetën e përditshme dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së survejuar me kamera, të cilat mbajnë përbrenda një grup të madh personazhesh publike.

Prekëse ishte rrëfimi i saj për mbrëmjen kur u eliminua nga programi. “Po prisja aty te Klani dhe mendova nëse dikush do të vinte të më merrte”, tregoi ajo, duke shtuar se më vonë mësoi se bashkëshorti i saj, Ylberi, kishte qenë në gjumë. Për fat të mirë, një shofer nga stafi i televizionit erdhi në ndihmë dhe e shoqëroi atë pas përfundimit të emisionit.

SHKARKO APP