Mori nusen me karotrec, dhëndri lezhjan rrëfen arsyen
Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Një dasëm me karotrec nuk kishim parë asnjëherë.
Emanueli dhe Rovena dy të rinjtë lezhjanë kanë rrëfyer në ”Vizion Plus”, emocionet e asaj dite dhe surprizat e pazakonta. Emanueli ka rrëfyer se më shumë se e tij, ishte ideja e shokëve që t’i bënte këtë surprizë Rovenës ditën e dasmës, duke e lidhur edhe me punën që ai bënte.
“Më tha një shok që ta merrja nusen me karotrec, por i thashë jo pasi nuk e dija se si do ta priste Rovena. Por më pas ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh Emanueli. Nga ana tjetër Rovena tha se edhe pse në momentin e parë ju duke e pazakontë e shijoi shumë këtë surprizë.