Moza Ahmeti: Gjej veten më shumë me kafshët, sesa me njeriun (VIDEO)
Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin më të ri ‘E diela jonë’. Ahmeti nuk e priste që gjatë emisionit këngëtarët të luanin LIVE këngët e saj me bandën muzikore, momente këto që i dhanë shumë emocione e përlotje. Mimoza i tregoi Ermalit se nuk e kishte menduar se këngët e saj do luheshin aq bukur nga banda dhe zërat e programit dhe se emocionet për të ishin aq të veçanta.
Duke mbetur tek muzika e saj, Ahmeti tregoi se kishte planifikuar një koncert por projekti ka mbetur peng për shkak të financave. Por si e gjen Ahmeti sot muzikën tonë? Tregon se ka shumë emra si Era Istrefi , Nrg Band apo Dafina Zeqiri që ndjek me kënaqësi ndërsa flet edhe për Eurovizionin:
“Në Eurovizion më tepër fiton spektakli se kënga. Por Eurosong është një stimul i madh për të çarë në Evropë. Përpara disa vitesh iu luta një grupi kosovar për një bashkëpunim dhe më refuzoi duke më thënë që kam stilin tim. Kjo është gjë e mirë që secili të ketë stilin e vet.’
Ç’ndodh me jetën e saj private? Ç’formë kanë dashuritë e saj sot?
‘Njeriu shumë herë e gjen veten me një mace me një qen sesa me një njeri. Unë kam një mace dhe jetoj me një njeri që është i sëmurë dhe është lufta me kë do rri maçoku. Maçoku ka marrë shumë nga dashuria midis nesh.’ – vijoi Ahmeti